Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Angelina Jolie po vonon procedurat e divorcit me Brad Pitt, pasi dëshiron të rikthehet sërish me të

Angelina Jolie po vonon procedurat e divorcit me Brad Pitt, pasi dëshiron të rikthehet sërish me të
April 12
16:57 2019

Angelina Jolie mendohet se është duke e vonuar proçedurën e divorcit me ish-partnerin Brad Pitt, pasi do ti japë një shans tjetër romancës së tyre. Çifti i aktorëve u nda në vitin 2016, dy vite pasi e kurorëzuan lidhjen në martesë, megjithatë divorci i tyre ende nuk është firmosur, pasi nuk kanë rënë ende dakord për anën financiare të marrëveshjes.

Tani gjithsesi, qarkullojnë fjalët se Angelina ja ka bërë të qartë Brad dëshirën e saj për tu kthyer sërish bashkë e të nisin gjithçka nga e para. “Ajo do që ata të jenë një familje sërish dhe e ka të pamundur ta vazhdojë jetën pa Brad”- thotë një burim pranë protagonistes së “The Tourist”- “Prandaj ajo është duke e bërë kaq të vështirë çdo detaj të divorcit, sepse nuk do të finalizohet.”

Ky burim ka folur për “The Sun” dhe shprehet se Angelina ka bërë një kthesë 180 gradë në qëndrimin dhe ndjenajt e saj. Nëse do të bëhej fjalë vetëm për detajet ligjore të dokumentave, proçesi do të kishte mbaruar 1 vit më parë. Por ndërkohë që Angelina dëshiron të kthehet sërish me Brad, ky i fundit do thjesht që divorci të mbarojë dhe të vazhdojë me planet e tij.

Lidhja e Brangelina zgjati në total më shumë se 10 vite, dhe ndarja e tyre ishtë një nga momentet më shokuese të Hollywood-it. Ata kanë 6 fëmijë bashkë, Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Knox dhe Vivienne dhe në një intervistë të fundit, Brad është shprehur se ndihet i shqetësuar, pasi Angelina është duke i llastuar shumë të vegjlit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje