Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Angelina Jolie plane për martesë? Çfarë mendon ish-bashkëshorti Brad Pitt

Angelina Jolie plane për martesë? Çfarë mendon ish-bashkëshorti Brad Pitt
November 05
13:10 2017

Të gjithë kemi mbetur të habitur dhe në një farë mënyre nuk e pritëm mirë  lajmin për ndarjen e Angelina Jolie dhe Brad Pitt. Ndarja bëri bujë të madhe  sepse ata ishin një ndër çiftet më të preferuar e të dashur  në të gjithë botën.

Por për sa kohë u ndanë, diçka mes tyre nuk ka funksionuar. Gjithsesi, edhe pse rrugët e tyre janë ndarë, gjithmonë kur flitet për njërin, do përmendet patjetër edhe tjetri.

Për aktoren e njohur përflitet se është në një lidhje me një miliarder britanik, dhe se kanë në plan të martohen. I pyetur se çfarë mendon Brad rreth kësaj martese, ai është shprehur se është dyshues se mund të ketë një njeri të duhur për Angelinan.

Ai ka thënë se nëse lidhja e tij me Angelinan nuk funksionoi, nuk mendon se mund të funksionojë me dikë tjetër. Gjithsesi, ai uron më të mirë për ish-bashkëshorten e tij, pasi gëzon një respekt të madh për të, pavarësisht si kanë shkuar gjërat mes tyre. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje