Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Angelina Jolie për Brad Pitt: Ai është i tmerruar se publiku do të mësojë të vërtetën

Angelina Jolie për Brad Pitt: Ai është i tmerruar se publiku do të mësojë të vërtetën
January 05
15:00 2017

 

Lufta e fjalëve mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt  nuk ka të mbaruar. TMZ raporton se fituesja e çmimit “Oscar” është shprehur se ish-partneri i saj është këmbëngulës në nënshkrimin e dokumenteve të divorcit pasi është i tmerruar se publiku do të mësojë të vërtetën.

Brad më herët e ka akuzuar Jolie dhe avokatët përfaqësues të saj se kanë ekspozuar shumë fëmijët dhe kanë bërë publikë emrat e terapistëve dhe profesionistëve të tjerë që kujdesen për ta. Aktorja ka vendosur t’i injorojë këto akuza, megjithatë është shprehur se Pitt, duke e akuzuar se po ekspozon shumë fëmijët, është duke u përpjekur të shmangë rolin e tij në këtë “stuhi”.

“Nuk ka dyshim se ai dëshiron të mbajë gjithçka në privatësi, sidomos pas investigimit nga Departamenti i Kujdesit dhe Shëndetit për Fëmijët mbi akuzat e abuzimit.  Ai ka dalë i pafajshëm për ato akuza. Për fat të mirë, muaj pas ngjarjes ajo e di shumë mirë se privatësia është në të mirë të fëmijëve dhe familjes”,- ka thënë një burim./Blitz.al/

Shperndaje