Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Angelina Jolie: Ne jemi grindur si çdo çift…

Angelina Jolie: Ne jemi grindur si çdo çift…
September 22
11:11 2016

Angelina Jolie dhe Brad Pitt që në momentet e para të martesës nuk kanë qenë larg konflikteve.

Pas martesës në vitin 2014, çifti përjetoi atë që Jolie e përshkruan si një muaj mjalti “jokonvencional”, që konsistonte në disa ditë pushime bashkë me fëmijët në  një ishull në Maltë ndërkohë që ajo xhironte filmin “By the Sea” i cili përshkruan historinë e një çifti në krizë në Francën e viteve 1970.

“Ne kemi pasur grindje  gjatë xhirimeve, por sërish në darkë na bashkonte dhoma e gjumit. Sado që mund të zihemi, pasi të gjithë kemi sfidat tona, në fund unë i them vetes: Puna ime është ta dua atë”,- është shprehur aktorja para një viti për “People”.

Edhe pse tashmë janë hapur procedurat e divorcit, gjatë kohës kur xhirohej ky film marrëdhënia e tyre ka qenë më e fortë se kurrë. Ashtu si dhe ajo është shprehur, mosmarrëveshjet ndonjëherë i kanë bërë të afrohen edhe më shumë me njëri-tjetrin.

“Marrëdhëniea forcohet nëse mund t’i kalosh ato debate të forta që ndodhin në çift kur viheni përballë njëri-tjetrit. Gjatë atij filmi e dinim se ishim duke mposhtur, në një farë mënyre, njëri-tjetrin dhe se po kalonim ditë të vështira. Por ramë dakord të shihnim se sa larg mund ta shtynim veten”,- është shprehur aktorja.

Jolie dhe Pitt u njohën gjatë xhirimeve të filmit  “Z. dhe znj. Smith” në vitin 2003./Blitz.al/

Komento
Shperndaje