Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Angelina Jolie merret për 4 orë në pyetje nga FBI…

Angelina Jolie merret për 4 orë në pyetje nga FBI…
October 30
15:35 2016

Pas Brad Pitt, i marrë në pyetje për dyshimet e ngritura për dhunë ndaj djalit Maddox, tashmë është Angelina Jolie e cila është marrë në pyetje për 4 orë rresht nga FBI, sërish në lidhje me po të njëjtin episod.

Dyshohet se në momentin e dhunës së fortë verbale, ndoshta edhe asaj fizike, aktori ka qenë i dehur. Kjo ngjarje ka bindur Jolie-n për të kërkuar divorcin nga Pitt vetëm pak ditë më vonë.

“Angelina u tregua shumë bashkëpunuese me agjentët”, – është shprehur një burim anonim për një nga gazetat e “skandaleve” amerikane.

Kjo fazë hetimi do të zgjasë edhe për pak javë, më pas do të jetë gjykatësi ai që do të vendosë nëse çështja duhet të vazhdojë.

Gjithsesi, një luftë e tillë e hapur nuk i leverdis asnjërit prej dy protagonistëve, pasi të gjitha problemet e një prej çifteve më të famshme të Hollywood-it po dalin në shesh ditë pas dite. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje