Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Angelina Jolie mbi krizën e refugjatëve: “Alarmante! 1 në 122 njerëz në botë, është aktualisht pa strehë!”

Angelina Jolie mbi krizën e refugjatëve: “Alarmante! 1 në 122 njerëz në botë, është aktualisht pa strehë!”
May 16
15:54 2016

Angelina Jolie-Pitt, ka mbajtur para disa minutash një fjalim në një event të organizuar nga Kombet e Bashkuara për krizën e refugjatëve. Jolie e ka nisur fjalën e saj duke rrëfyer se frika më e madhe nuk është kriza e refugjatëve, frika më e madhe qëndron në faktin se të gjithë njerëzit janë duke ndjerë frikë për të reaguar pozitivisht ndaj kësaj kauze. Sipas Jolie, kombet më të fuqishme janë duke bërë një politikë vetëmbrojëtse dhe nuk po tentojnë të shtrinjë paqen me gjerë sesa “shtëpia e tyre”.

Gjithashtu aktorja përmendi faktin se i gjithë globi duhet të alarmohet për situatën në të cilën është arritur. Janë 60 milionë njerëz të pastrehë aktualisht, duke emigruar nëpër botë e nuk dihet se ku janë dhe me çfarë ushqehen. Kjo shifër e përkthyer ndryshe është njësoj si të thuash 1 person në 122, është në lëvizje dhe pa një vendbanim stabël.

Ajo ka reaguar edhe kundër organizatave botërore, përfshirë këtu edhe “Kombet e Bashkuara”, çka ka habitur publikun prezent në sallë. “Nëse këto shifra nuk ju bëjnë të alarmoheni, atëherë nuk di nëse mund të flasim për njerëzim dhe humanizëm. Organizatat nuk po funskiojnë, ato dinë dhe kanë mundësi ti japin zgjidhje të gjithë kësaj, por mesaduket janë strukur në sigurimin e vetes dhe të vendeve të tyre përkatëse. Jashtë kufijve, askush nuk do t’ja dijë…” – ka thënë Jolie.

Gjithashtu ajo e ka mbyllur fjalën e saj duke thënë: “Nga frika e një ‘epërsie të refugjatëve’ të gjitha vendet, sidomos vendet perëndimore janë duke bërë garë me njëri tjetrin se kush është më i ashpri. Secili vend po garon me fortësinë që kanë për të mbyllur kufijtë dhe për ta bërë të pakalueshëm pragun e shtëpisë së tyre. Askush nuk po ndjen aspak keqardhje për çka ndodh me vendin fqinj apo arenën ndërkombëtare. Por më thoni, nëse shtëpia e komshiut tuaj digjet, a mund të jetoni të qetë jetën tuaj vetëm duke mbyllur derën e shtëpisë tuaj?”

Etiketimet
Shperndaje