Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Angelina Jolie ka zgjedhur një profesion të ri

Angelina Jolie ka zgjedhur një profesion të ri
May 24
12:09 2016

Aktorja Angelina Jolie është duke filluar një jetë krejt ndryshe profesionale nga ajo që jemi mësuar të shohim vazhdimisht. Fituesja e çmimeve “Oscar”, që gjithashtu është duke udhëhequr iniciativa të tëra ku fokus kryesor janë gratë dhe fëmijët në nevojë, tanimë do të mundet të jetë edhe pedagoge në një nga universitetet më prestigjioze në Angli, London School of Economics.

Lënda për të cilën ajo po përgatitet të zhvillojë është  “Women, peace and security” (Gratë, paqja dhe siguria). Kjo lëndë do të jepet për herë të parë në universitet shtatorin e ardhshëm, me fillimin e vitit të ri akademik.

“Jam shumë e lumtur dhe e vlerësuar që jam pjesë e këtij programi, shpresoj që edhe institucionet e tjera akademike të ndjekin këtë shembull dhe të afrojnë pranë vetes lëndë të cilat janë të prekshme dhe i bëjnë studentët të mësojnë për kauza aktuale. Me zor pres t’u mësoj dhe të më mësojnë studentët me të cilët do të ndaj këtë rrugëtim”, – është shprehur Jolie.

Shperndaje