Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Angelina Jolie hedh në gjyq Brad Pitt-in për një arsye madhore dhe fansat i humbën shpresat për ribashkim

Angelina Jolie hedh në gjyq Brad Pitt-in për një arsye madhore dhe fansat i humbën shpresat për ribashkim
August 08
15:13 2018

Duke qenë se Angelina dhe Brad Pitt ende vazhdojnë të kenë shumë fansa si çift dhe shumë prej tyre ende shpresojnë për një ribashkim, mediat rozë, për të fituar vëmendje edhe më tepër, shpesh aludojnë nga burime të ndryshme se ata të dy do të rikthehen në krahët e njëri tjetrit. Këto informacione, jo vetëm që nuk janë të vërteta, por ditën e djeshme ka ndodhur diçka që me shumë mundësi do të bëjë që Angelina e Brad të mos kenë asnjë komunikim.

Aktorja e njohur ka hedhur në gjyq ish bashkëshortin e saj pasi sipas saj, Brad nuk ka paguar asnjë detyim financiar apo moral që ka kundrejt fëmijëve të tyre. Angelina pretendon se që prej momentit kur ata janë ndarë, Brad nuk është fare prezent në jetën e fëmijëve dhe as nuk pyet për ta, fakt ky që jo vetëm përkeqson marrëdhëniet edhe më tepër por e detyron Brad-in të paguajë një shifër të lartë gjobe në rast se gjykata vërteton se fjalët e aktores janë të vërteta. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje