Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Angelina Jolie, e lidhur me Jared Leto. Brad Pitt e ka ditur gjithmonë?

Angelina Jolie, e lidhur me Jared Leto. Brad Pitt e ka ditur gjithmonë?
February 16
14:38 2017

“Brad Pitt-in nuk do ta shokonte aspak ideja se Angelina Jolie dhe Jared Leto do të dilnin së bashku”.

Kështu shprehet për “HollywoodLife.com” një burim anonim afër aktorëve të famshëm.

“Ai e ka ditur gjithmonë dobësinë e Angelina-s për Jared-in”, – rrëfen burimi, gjë që do të përkthehej në një “bombë” për mediat rozë.

Kujtojmë se pas një dekade martese me Brad Pitt, Jolie kërkoi divorcin në shtator të vitit 2016, pas të cilit kanë bërë një betejë të gjatë për kujdestarinë e fëmijëve.  

Gjithsesi, këto nuk janë thashethemet e para që lindin për 2 aktorët e Hollywood-it. Bazuar në burimet e “Star magazine”, Jared dhe Angelina janë takuar pas lajmeve të divorcit të saj. Madje, ata kanë folur disa herë në telefon me njëri-tjetrin, para se të bashkoheshin në Los Angeles për të darkuar.  

Janë këto arsyet që të bëjnë të mendosh se ata mund të jenë duke shkuar drejt një marrëdhënieje e cila do të bënte shumë bujë.

Pavarësisht këtyre, Jolie nuk heq nga mendja e saj zgjidhjen e procesit për të marrë kujdestarinë e fëmijëve, prej të cilëve nuk mund të heqë dorë. /Blitz.al/

Shperndaje