Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Angelina Jolie donte një lidhje të hapur, sepse vetëm kështu mund t’i ngjante princeshës Diana

Angelina Jolie donte një lidhje të hapur, sepse vetëm kështu mund t’i ngjante princeshës Diana
September 27
11:08 2016

Nëse kjo është e vërtetë do të jetë një çmenduri!

Në fundjavë doli lajmi se Ian Halperin është duke menduar për të shkruar një libër biografik lidhur me Angelina Jolie, Brad Pitt dhe ndarjen e tyre.

Sipas këtij autori, Angelina ka studiuar me detaje mbi jetën e mamasë së princit William, princeshës Diana, madje ka thashetheme se aktorja do të heqë dorë nga nënshtetësia amerikane për të fituar një vend në parlamentin anglez.

Gjithashtu, Jolie, njësoj si princeshë Diana, kohët e fundit i është dedikuar në masë bamirësisë dhe e ndjek me mjaft pasion misionin e saj si diplomate e paqes.

Ai ka përmendur se Jolie bëri ndarjen me Pitt në mënyrë që gradualisht të lëvizë nga Hollywood-i në shtresën e lartë europiane. Angelina do me patjetër ta mbyllë përfundimisht këtë episod, duke qenë se ka bllokuar çdo thirrje dhe çdo numër të Brad Pitt.

Edhe pse “Brangelina” u bë tema më e përfolur në botë dhe mjaft fansa u mërzitën për çiftin e tyre të ëndrrave, duhet thënë se autori Halperin mendon se ky është një veprim egoist nga ana e Jolie dhe, sipas burimeve të tij, kjo ishte diçka e pritshme sepse edhe më parë ajo i ka kërkuar Brad Pitt të flenë në krevate të ndarë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje