Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Angelina Jolie do të risjellë filmin hit të 40 viteve më parë

Angelina Jolie do të risjellë filmin hit të 40 viteve më parë
June 11
10:20 2016

Aktorja Angelina Jolie  pritet të marrë  rolin e Lauren Bacall në filmin e famshëm “Murder on the orient express”, i cili do të xhirojë versionin e tij të ri, nën regjinë  e Kenneth Branagh.

Filmi i Branagh, ashtu si edhe origjinali i Sydney Lumet, bazohet në novelën e vitit 1934 të  Agatha Christie, e cila trajton misterin e një vrasjeje dhe historinë e një dedektivi, Hercule Poirot, që përpiqet të zgjidhë  misterin e çështjes së ndodhur në bordin e një treni. Vetë Branagh do të luajë rolin e dedektivit, ndërkohë që Jolie është në bisedime e sipër për të luajtur personazhin e zonjës Harriet Hubbard, një nga pasagjerët e trenit që konsiderohet e dyshuar.

Xhirimet priten të fillojnë në nëntor dhe mësohet se do të luhet në Londër dhe Maltë. Skenari i filmit është shkruar nga Michael Green. Kujtojmë se Angelina nuk është parë shpesh në ekran si aktore, këto kohët e fundit, pasi siç ka thënë ka në plan t’i dedikohet regjisurës.

Shperndaje