Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Angelina Jolie do të divorcohet nga Brad Pitt

Angelina Jolie do të divorcohet nga Brad Pitt
September 20
17:32 2016

Aktorja Angelina Jolie mësohet se ka kërkuar divorcin nga bashkëshorti i saj, Brad Pitt. Lajmi që do të trishtojë shumë fansa të “Brangelina”-s është konfirmuar nga avokati i saj. Robert Offer u shpreh se ky vendim i marrë nga klientja e tij është në të mirë të familjes.

“Ajo nuk do të komentojë lidhur me këtë vendim dhe kërkon që familjes së saj t’i mundësohet në këtë periudhë privatësia e nevojshme”, – ka theksuar më tej avokati i aktores.

Çifti ka qenë bashkë prej vitit 2004. Në gusht 2014 ata vendosën të kurorëzojnë marrëdhënien e tyre në martesë. Ata kanë gjashtë fëmijë së bashku: Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, e binjakët Knox dhe Vivienne.

Thuhet se shkaku i kësaj kërkese divorci lidhet me aftësitë prindërore të Pitt dhe 41-vjeçarja Jolie ka kërkuar në gjykatë kufizimin e të drejtave si prind të 51-vjeçarit Brad Pitt.

Komento
Etiketimet
Shperndaje