Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Angelina Jolie dhe gjashtë fëmijët do të jetojnë në këtë shtëpi

September 24
17:09 2016

Në fillim të kësaj jave, lajmi i ndarjes së një prej çifteve më të njohura të Hollywood-it, Angelina Jolie dhe  Brad Pitt, ka pushtuar mediat.

Sipas “Daily Mail”, aktorja ka marrë me qira një shtëpi në Malibu pak javë para se lajmi i ndarjes të bëhej publik. Ajo ka paraqitur në gjykatë një ankesë se Pitt abuzon verbalisht dhe fizikisht me fëmijët.

Mendohet se kjo shtëpi është marrë më qira tri javë para ndarjes.

“Ajo e kishte organizuar këtë shtëpi për të jetuar aty pas ndarjes bashkë me gjashtë fëmijët”, – ka pohuar një burim.

Shtëpia është e pozicionuar në një vend të izoluar dhe të qetë dhe Angelina do të paguajë një vlerë prej 95 mijë dollarësh qira mujore.  Rojet e saj të sigurisë dhe asistentja janë parë në ambientet e kësaj shtëpie. /Blitz.al/

Shperndaje