Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Angelina Jolie dhe Brad Pitt vendosën ta kalojnë kështu 2-vjetorin e martesës…

Angelina Jolie dhe Brad Pitt vendosën ta kalojnë kështu 2-vjetorin e martesës…
September 01
14:38 2016

Nëse do të ishit Angelina ose Brad si do ta festonit 2-vjetorin e martesës? Me siguri do të planifikonit diçka shumë speciale dhe tejet luksoze, kjo sepse dy aktorët e njohur e kanë mundësinë që çdo pushim ëndrrash ta bëjnë realitet.

Mirëpo, ndryshe nga sa mund të mendojnë të gjithë, Angelina dhe Brad kanë vendosur të kalojnë një përvjetor martese mjaft modest. Ata kanë pushuar një ditë në hotelin “Beverly Hills” pasi kanë darkuar në një restorant romantik. Të nesërmen ata janë larguar nga hoteli duke iu rikthyer angazhimeve të tyre personale.

Burime për “US Weekly” kanë thënë se çifti nuk është shoqëruar nga fëmijët e tyre dhe kanë kaluar një kohë mjaft të mirë duke kujtuar kohërat e vjetra kur kapeshin vazhdimisht prej paparacëve duke darkuar. Angelina dhe Brad u martuan zyrtarisht në 2014-n, në një dasmë që duhet thënë se ishte modeste krahasuar me dasma të kolegëve të tyre.

Mesa duket, çifti Jolie dhe Pitt dëshirojnë të mos ekzagjerojnë për të sofistikuar festimet e tyre në çift, pasi kur vjen fjala te dashuria, ajo nuk ka nevojë për shumë zbukurime pasi është e bukur në thjeshtësinë e saj. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje