Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Angelina Jolie dhe Brad Pitt në “luftë” për kujdestarinë e fëmijëve, avokatja e saj jep dorëheqjen!

Angelina Jolie dhe Brad Pitt në “luftë” për kujdestarinë e fëmijëve, avokatja e saj jep dorëheqjen!
August 06
16:11 2018

Ka kohë tashmë që Angelina Jolie dhe Brad Pitt janë në “luftë” mes tyre për çështjen e kujdestarisë së fëmijëvë. Por duket se Angelina nuk po e përjeton dhe aq mirë këtë situatë. Burime familjare kanë treguar se Jolie po tregohet tepër mizore, ndërsa burime pranë aktorit janë shprehur se ajo dëshiron që të shkatërrojë madhënien e fëmijëve me babain e tyre.

Ndërkohë dhe vetë avokatja e Jolie duket se nuk po e pranon dot sjelljen e kësaj të fundit. Laura Ëasser do të braktisë çështjen në fjalë duke u shprehur se Angelina është bërë mizore dhe ushqehet me urrejtje. Ndërkohë aktorja po bashkëpunon me një tjetër firmë ligjore për të marrë përsipër çështjen kur avokatja e saj të japë zyrtarisht dorëheqjen.

Deri më tani duket se kjo histori nuk do të përfundojë shumë mirë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje