Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Angelia Jolie mund të humbasë përgjithmonë kujdestarinë e fëmijëve me Brad Pitt

Angelia Jolie mund të humbasë përgjithmonë kujdestarinë e fëmijëve me Brad Pitt
June 13
13:08 2018

Marrveshja mbi divorcin mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt duket se nuk ka përfunduar ende dhe do të zgjasë edhe për disa kohë. Sipas Daily Mail gjykata në Los Angelos ka vendosur se është e dëmshme për fëmijët që të mos kalojnë fare kohë me babain. Ai duhet të ketë më shumë mundësi dhe hapësirë për të shpenzuar me ta.

Për momentin aktorja ka kujdestarinë e gjashtë djemëve të saj dhe duke qënë se  negociatat për divorcin nuk kanë përfunduar ende,  gjykatëset e kanë këshilluar aktoren që ti lejojë ata të kalojnë kohë me babain se janë të binduar që ata do të jenë të sigurt.

Duke qënë se Angelina do të jetë shumë e angazhuar me xhirimet e filmit “Maleficient 2”, Pitt do të ketë mundësi të takojë fëmijet por ndoshta edhe të jetojë me ta për disa kohë. Gjykata nuk lejon fëmijët e çiftit të udhëtojnë jashtë SHBA-së pa përfunduar procedurat e divorcit dhe ajo nuk mund ti marrë me vete. Pitt do të jetojë në Londër më fëmijë  në një apartament  për katër orë në ditë nga 8 deri në 17 qershor, nga 27 qershori deri me 1 korrik për 10 orë në ditë dhe pastaj nga 8 deri në 14 korrik 4 orë në ditë. Të gjitha takimet do të jenë nën mbikqyrjen e një psikoterapeuti fëmijësh. Pas kthimit në Kaliforni me 21 korrik deri në 29 rasti do të jetë në favor të Pitt dhe kufizime do të ketë për Jolie e cila do ti takojë fëmijët një herë në ditë në një orar që do të bien dakord me ish- bashkëshortin.

Gjykata është shprehur se nëqoftëse Jolie nuk i lë Pitt hapësirën e duhur me fëmijët ajo mund të humbasë kujdestarinë e tyre përgjithmonë.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje