Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Angela Martini rrëfen historinë frymëzuese të nënës së saj

Angela Martini rrëfen historinë frymëzuese të nënës së saj
August 22
11:43 2019

Kohët e fundit Angela Matini duket se ka hequr dorë nga modeling-u, duke ju përkushtuar krejtësisht të shkruarit dhe punës me librat.

Angela së shpejti do të publikojë librin e saj të dytë, me në fokus marrëdhëniet njerëzore dhe rrëfimet nga jeta e saj dhe duket se që tani është duke u komentuar nga revistat dhe mediat e huaja. Pjesë e libit është dhe një pjesë e historisë së nënës së saj, e cila për Angelan është një heroinë e vërtetë.

Në intervistën e fundit për “Viva Glamm Magazine”, ish-modelja ka treguar pak nga historia frymëzuese e së ëmës: “Do ta thosha këtë për çdo femër. Thjesht imagjinoni një grua 47-vjeçare, që është beqare me 2 fëmijë, që jeton në varfëri në Shqipëri, pa shtëpi sepse e humbi. Ajo luftoi me shumë probleme, kishte të ardhura vetëm 60 dollarë në muaj dhe 2 martesa të dështuara. Më pas u bë një mësuese e respektuar e Univerzitetit të Zyrih në Zvicër, gjeti dashurinë e vërtetë të jetës, merr një pagë të madhe. Së fundmi, shpërblehet edhe me nëj çmim të UNESCO-s për një projekt humintar për gratë.

Libri do të dalë në treg në muajin tetor dhe sipas Angelës të gjithë mund ta lexojnë për 5 orë sepse është tepër tërheqës dhe i dedikohet tërësisht gjinisë femërore. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje