Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Angela Martini nga Kana në Maldive

May 22
14:14 2016

Që pasi u bë publik lajmi se Angela Martini është në një lidhje me miliarderin e njohur Dragos Savuescu, duket se këta të fundit nuk po i fshehin më të gjitha momentet që ndajnë bashkë. Angela ka publikuar foto me të në Instagram gjatë qëndrimit në Kanë, por sot në llogarinë e saj në Snapchat duket se ajo po e shijon me të vërtetë këtë marrëdhënie.

Në fillim Angela ka treguar se ka fluturuar nga Kana drejt Maldiveve, ku shfaqet më pas në një ishull privat, vetëm në shoqërinë e të dashurit të saj. Gjatë kohës që ka bërë video për t’i shpërndarë te ndjekësit e saj në Snapchat, Angela është shprehur: “Best vacations of my life” (pushimet më të mira të jetës sime).

Udhëtim luksoz drejt Maldiveve, ishull privat, vetëm për dy të dashuruarit, një larje në vaskë me një pamje të mahnitshme, ushqime të mira dhe një dhomë qëndrimi jo vetëm e madhe, por edhe e arreduar përsosmërisht… kush nuk do donte të ishte në vendin e Angelës?

Shperndaje