Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Angela Martini merr një dhuratë luksoze nga i dashuri miliarder

Angela Martini merr një dhuratë luksoze nga i dashuri miliarder
June 09
17:18 2016

Bukuroshja shqiptare Angela Martini, pas daljes hapur në publik me të dashurin e  saj miliarder, Dragos Savuescu, nuk po kursehet më, duke treguar çdo moment luksi që shijon pranë tij. Fillimisht ajo na ka treguar, nëpërmjet videove që publikonte në llogarinë e saj në Snapchat, se sa magjike kanë qenë pushimet e saj në një ishull privat në Maldive, ku i dashuri i bëri rdhe një surprizë romantike me plot petale dhe qirinj (lexo këtu).

Por s’kanë kaluar shumë ditë nga kjo surprizë dhe duket se është bërë gati dhurata e radhës për Angelën. Paraditen e sotme, ajo ka publikuar disa video ku tregon një makinë të tipit Mercedez Benz G-Class duke thënë se është makina e saj e re, dhuratë nga partneri.

Angela shfaqet në video nën shoqërinë e një mikeje të saj dhe së bashku nisin të hedhin disa batuta lidhur me makinën. Ato shprehen se hapësira brenda e makinës është mjaft e madhe dhe komode. “Shpresoj të di ta ngas”, – ka thënë në një moment Angela duke qeshur.

Epo, modelja nuk kishte si ta kursente këtë çast të lumtur të jetës së saj me gjithë ndjekësit në Snapchat dhe  duhet thënë se nga postimet e vazhdueshme ajo duket vërtet e lumtur në marrëdhënien e saj të re.

Ndiqni videon më poshtë të marrë nga Snapchat-i i Angela Martinit:

Shperndaje