Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Andresa rrëfen: “Unë jam më xheloze për Arditin se sa gruaja e tij!”

Andresa rrëfen: “Unë jam më xheloze për Arditin se sa gruaja e tij!”
October 21
17:44 2017

 

Ështe ndoshta një nga të vetmet personazhe femra të ekranit që ka rezistuar aq gjatë përkrah moderatorit Ardit Gjebrea në programin, “E Diela Shqiptare”.

Prej mëse 8 vitesh tashmë, Andresa është pjesë e “Telebingo Shqiptare”, ku çdo të dielë bashkë me Arditin dhe vajzat e tjera u jep mundësinë shqiptarëve të fitojnë shuma të mëdha parash dhe dhurata.

Këtë të shtunë, Andresa ishte e ftuar në emisionin Thumb të Aulonës dhe Fatmës, ku ndër të tjera, me çiltërsinë e saj ka treguar edhe marrëdhënien me Anilën, bashkëshorten e Gjebreas.

E pyetur nëse ështe xheloze Anila për të Andresa përgjigjet: Anila është mama për mua. Anila s’ka xhelozi, për të gjithë stafin është mama nëse ke dhimbje koke Anila ka gjithmonë një ilaç. Unë jam xheloze për Arditin, Anila jo, jo me ne.”

“Kam shumë respekt për Eni Çobanin, Eni Çobani ka ardhur pas meje prandaj s’kam xhelozi.”, – ka treguar më pas Andresa për marrëdhënien me zonjen Eni.

Duket se Andresa i paska rregulluar marrëdhëniet me të gjithë në program… fundja, 8 vite nuk janë pak. /Blitz.al/

Shperndaje