Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Andresa ka një kritikë për të gjithë meshkujt shqiptarë!

Andresa ka një kritikë për të gjithë meshkujt shqiptarë!
October 21
20:55 2017

Prej 8 vitesh e kemi parë krah Ardit Gjebreas në programin “E Diela Shqiptare” dhe një vit në drejtimin e festivalit muzikor, “Kënga Magjike”.

Pra, po flasim për brazilianen e qeshur Andresa Ambrosio.

Këtë të shtunën Andresa ishte e ftuar në emisionin Thumb të Aulonës dhe Fatmës, ku ka treguar një sërë detajesh interesante për punën dhe jetën e saj private.

Ndër të tjera, Andresa ka dhe një kritikë për të gjiths meshkujt shqiptarë: “Burri shqiptar mendoj se duhet të jetë pak më i qetë kur bën shoferin.”

“Kur shoh që zonjat mbajnë të gjitha çantat e pazarit, ndërkohë që burri është duke ecur përpara me cigare në dorë”, – ka treguar Andresa e pyetur se çfarë nuk i pëlqen te meshkujt shqiptarë.

Pra, djema, e dëgjuat Andresën?! Bëni mirë të vini në zbatim kritikën e saj sepse për ju e ka. /Blitz.al/

 

Shperndaje