Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Amsterdami zhgënjen Rihanna-n! Pjesëmarrje minimale në koncert

June 17
22:17 2016

 

 

 

 

 

 

Gjithmonë jemi mësuar të shohim artistë të huaj të mbushin stadiumet për të performuar. Tashmë është bërë diçka e zakonshme që pothuajse të gjitha vendet të jenë të zëna që në momentin e parë që biletat dalin në shitje. Duhet thënë se kjo varet jo vetëm nga artisti që performon, por dhe sa të gatshëm janë fansat për ta mbushur një stadium.

Mesa duket RihannaNavy (grupi I fansave të Rihanna-s) në Amsterdam kanë vendosur ta bëjnë pushim mbrëmjen e 17 Qershorit, datë kjo ku “Anti World Tour” do të ishte në kryeqytetin hollandez.

Në fotot e postuara në Tiwtter nga të pranishmit në koncert duket qartë një mungesë audience në stadium , krahasuar me numrin e biletave të shitura, më kapacitetin e stadiumit dhe me një koncert normal të këngëtares nga Barbadosi.

Koncerti në Amsterdam është ndër koncertet e para të sezonit të dytë të turneut të RiRi-t, dhe u deklarua se I gjithë sezoni europian ishte “sold-out”, por një gjë e tillë, që dëshmohet nga fotot, vështirë se po ndodh.

Koncerti ka filluar, prandaj duhet të presim reagimin e Rihanna-s lidhur më këtë fenomen, dhe pse nuk shpresojmë një reagim “çudibërës” alla Riri sepse, sipas personave të pranishëm, punëtorët e stadiumit kanë vendosur mbulesa të zeza në vendet bosh. Goxha të zgjuar!

Shperndaje