Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ami poston foton e parë me vajzën: “Sia ime, dy shoqe gjithë jetën!”

Ami poston foton e parë me vajzën: “Sia ime, dy shoqe gjithë jetën!”
March 20
20:51 2018

Pak ditë më parë erdhi në jetë vajza e çiftit të njohur shqiptar Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi, e cila më vonë u mësua se quhej Sia, një emër biblik me domethënien e thjeshtë: “Fitore!”

Sia erdhi e shëndetshme pas një shtatzanie të mbare të moderatores dhe biznesëoman-it të njohur dhe tashmë kishte ardhur edhe koha për foton e parë me të dyja.

Ami ka zgjedhur që vajzën ta mbajë të fshehur dhe të tregojë një foto të duarve të të voglës dhe të sajën dhe shkruan: “Dorë për dore, 2 shoqe… gjithë jetën! Sia ime!”.

Ne i urojmë Sias jetë të gjatë dhe shëndet bashkë me mamin e saj dhe shpresojmë që shumë shpejt t’i shohim bashkë duke përgatitur mbrëmjet në biznesin e tyre. /Blitz.al/

Dore per dore..2 shoqe …gjithe jeten! #siaime

A post shared by Amarda Toska (@amardatoska) on

Komento
Shperndaje