Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ami-Ermalit: Ke sjellë pranverë në jetën time

Ami-Ermalit: Ke sjellë pranverë në jetën time
March 21
13:04 2016

Capture

“Falënderoj Zotin për çdo gjë që më rrethon. Faleminderit miq për urimet! Bekime paçi!”- shkruan humoristi i dashur për publikun shqiptar, Ermal Mamaqi.

Ai sot feston ditëlindjen e 34-t. Ermali e ka nisur karrierën e tij si këngëtar, duke qenë pjesë e grupit “The Dreams”. Ermali ka kënduar edhe solo; të gjithë e mbajnë mend këngën “Mos harro të vish ditën e verës”. Më pas ai iu bashkua kastit të aktorëve të “Portokalli”-së, ku aty u njoh me bashkëshorten e tij, Amin, e cila e uron nëpërmjet Instagram-it: “Ke sjellë pranverë në jetën time. Edhe 100 dashuri! ”

Ami dhe Ermali janë një nga çiftet më të pëlqyer nga publiku. Ata kanë 8 vjet bashkë dhe kanë një  djalë 2 vjeç e gjysmë, Joelin.

Komento
Etiketimet
Shperndaje