Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ami dhe vogëlushi Joel surprizojnë në mënyrën më origjinale babi Ermalin!

Ami dhe vogëlushi Joel surprizojnë në mënyrën më origjinale babi Ermalin!
March 31
16:47 2017

Moderatori Ermal Mamaqi ka qenë sot i ftuari special i Rudinës në Tv Klan për të folur për gjithçka po ndodh në jetën e tij, si në atë profesionale ashtu edhe personale.

Pasi  ka folur për vështirësitë dhe kënaqësitë që i fal puna e tij në “Xing me Ermalin”, ai është surprizuar nga një video-mesazh që ka realizuar Ami dhe Joeli i vogël. Ami i ka treguar Ermalit se e do më shumë se të gjithë dhe ai është lumturia e saj. Më pas aty është shfaqur Joeli i vogël, i cili ka thënë: “Babi, je yll bote! Të dua shumë!”

Sigurisht Ermali u kënaq shumë nga kjo surprizë dhe falënderoi stafin për realizimin. /Blitz.al/

Shperndaje