Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ami dhe Ermali sherr për pushime. Shakaja që mërziti moderatoren

Ami dhe Ermali sherr për pushime. Shakaja që mërziti moderatoren
July 26
13:16 2016

Ami dhe Ermali janë duke shijuar pushimet e verës prej disa ditësh në Turqi. Moderatori dhe aktori njihet nga të gjithë për natyrën e tij komike dhe nuk i ka lënë pas shakatë edhe gjatë këtyre pushimeve. Bashkë me Amin dhe Ermalin pushimet po i shijon dhe djali i tyre Joel dhe aktori ka zgjedhur pikërisht të birin për ti bërë një “shaka” bashkëshortes së tij.

“E dini si zgjohet një  mama nëse i thoni këto fjalë: Çohu shpejt se çuni është vrarë po i del gjak?  Po e provoj me mamanë e djalit tim.”

Nëpërmjet një videoje në Instagram moderatori ka dashur të ilustrojë një “shembull” se si nënat reagojnë kur i vogli i tyre lëndohet dhe shihet tek demostron “planin e tij”. Ami është ngritur e trembur dhe, edhe pse gënjeshtra e Ermalit zgjati pak ajo ende i mban mëri për këtë shaka.

“Mos e bëni këtë. Do hani dru. Ok Ok jam idiot”- shkruan Ermali në Instagram. “Më faaaal!”

/Blitz.al/

 

Akoma s’më flet Ami. Pushime të mbara😂 @globus_travel Më faaaaal @amardatoska

A video posted by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Shperndaje