Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

American Music Awards, emra të njohur i shtohen listës së performuesve

American Music Awards, emra të njohur i shtohen listës së performuesve
November 04
15:33 2016

Këtë vit, producentët e American Music Awards, ABC dhe Dick Clark Production, kanë vendosur të na japin një spektakël të vërtetë më 20 nëntor.

Krahas James Bay, Fifth Harmony, Lady Gaga, Green Day, Bruno Mars dhe Chainsmokers, në skenë do të ngjiten një sërë emrash të njohur, të vjetër e të rinj, si John Legend, Shawn Mendes, Ariana Grande, Nicki Minaj dhe The Weeknd.

Këtë vit, AMAs është një përplasje titanësh, ku emrat më të mëdhenj të muzikës, si Beyonce, Adele, Rihanna e Drake përballen me njëri-tjetrin në kategori të caktuara, si “Artist of The Year”, “Album of the Year” etj.

Drake i paraprin listës së nominimeve me 13, i ndjekur nga Rihanna me 7 të tilla. Se cili do të triumfojë, këtë do ta shohim më 20 nëntor. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje