Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ambra Meda: “Këta fëmijë thërrasin për jetë por kush i degjon?!

Ambra Meda:   “Këta fëmijë thërrasin për jetë por kush i degjon?!
July 13
14:52 2016

Ambra Meda njihet nga i gjithë publiku si një fitimtare në betejën me jetën e cila arriti ta mposht sëmëundjen e rëndë. Që nga ajo kohë Ambra është shfaqur gjithnjë krah njerëzve që kanë të njëjtin fat si ajo e që vuajnë nga sëmundje të tilla vdekjeprurëse. Ditën e sotme ajo ka qenë e pranishme në QSUT në Tiranë duke përkrahur fëmijët e sëmurë ndërkohë që përmes një posti në Instagram u ka kërkuar ndihmë organeve qeverisëse dhe ministrisë së Shëndetësisë që të kthejnë shikimin nga këta fëmijë.

“Këta fëmijë thërrasin për jetë por kush i degjon?!
Gjithnjë ka shpresë!
Nëse mjekesia vë dorë mbi ta dhe nuk i lë 6 muaj pa ilaçet e duhura, nëse spitali ka një psikologe për këto semundjet më të rënda që të marrin dhe jeteën dhe kushtojnë kaq shumë para… Për ato vuajtje që të shpojnë shpirtin por dhe për ato prindër që me lot në sy sakrifikojnë gjithcka vetëm që femijët e tyre të jenë mirë.

Ju lutem me gjithë zemër o ministra shëndetësie dhe ju o qeveritarë që të ktheni sytë dhe të vini dorën në zemer për qeniet më të brishta që duan ti mbijetojnë sëmundjes më të egër në botë!
Në rradhë të parë duhet të jemi njerëz e pastaj të mundohemi tu bëjmë përshtypje të tjerëve me fasada !
Kaq kisha”- shkruan Ambra në Instagram

...

Komento
Shperndaje