Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Amber Heard rikthehet me ish-të dashurin i cili thjesht nuk bën dot pa të!

Amber Heard rikthehet me ish-të dashurin i cili thjesht nuk bën dot pa të!
November 17
14:19 2017

Amber Heard është kthyer sërish në krahët e ish-të dashurit. Bëhet fjalë për Elon Musk , miliarderin e Tesla-s me të cilin ajo ka qenë e lidhur më parë dhe dyshja është fotogfrafuar teksa kanë qenë duke ngrënë bashkë mëngjesin në Los Angeles.  Në një iontervistë të pak ditëve më parë Musk është shprehur se ndihej keq për shkëputjen nga Amber.

“Ajo u nda nga unë më shumë se sa unë u ndava prej saj. Unë isha shumë i dashuruar dhe u lëndova. Mu deshën javë të tëra për të marrë veten.”,- u shpreh ai.

Madje ai tregoi për Rolling Stone se ndarja nga Amber ndikoi në punën e tij, saktësisht në lançimin e model 3 të Tesla-s.

“Jam duke kërkuar për një lidhje afatgjatë pas 3 martesave të mia. Pra jo për një natë, dua diçka serioze dhe shpirtërore.”,- përfundon Musk. /Blitz.al/

 

Shperndaje