Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Amber Heard: Paratë e fituara nga divorci, bamirësi për gratë e dhunuara dhe fëmijët e sëmurë

Amber Heard: Paratë e fituara nga divorci, bamirësi për gratë e dhunuara dhe fëmijët e sëmurë
August 19
09:10 2016

Nga marrëveshja e arritur midis Amber Heard dhe Johnny Depp, pas një maratone të gjatë mediatike, duket se disa gra të dhunuara dhe fëmijë të sëmurë do të kenë mundësi të përfitojnë të ardhura. Kjo sepse Heard ka vendosur që të gjithë shumën prej 7 milionë dollarësh që ka fituar në gjyq ta shpërndajë në dy organizata: atë të grave të dhunuara dhe të fëmijëve të sëmurë.

“Për mua nuk patën rëndësi paratë dhe asnjëherë nuk kanë pasur. Doja vetëm t’i merrja për të bërë bamirësi që edhe të pambrojturit të ndihen të mbrojtur”, – ka thënë ajo.

Me këtë lajm, të paktën divorci i tyre u finalizua me një shije të mirë sepse kjo shumë do të ndihmojë së tepërmi të dyja organizatat. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje