Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Amber Heard nuk do të mundet të flasë për pasuritë e Johnny Depp

Amber Heard nuk do të mundet të flasë për pasuritë e Johnny Depp
July 21
12:58 2016

Amber Heard nuk do të ketë akses në të dhënat financiare të cilat përfshijnë edhe bashkëshortin e saj, Johnny Depp, deri në momentin që ajo të bjerë dakord të qëndrojë e qetë për sa i përket marrëdhënies dhe të ardhurave të tyre.

TMZ shkruan se Heard ka refuzuar të nënshkruajë një marrëveshje konfidencialiteti dhe Depp, i cili mendohet të zotërojë një pasuri rreth 300 milionë dollarë,  ndihet në një pozitë të papërshtatshme  me ish-partneren e tij për sa u përket deklaratave të saj rreth pasurisë. Më herët aktorja ka ngritur akuzën se Depp ka ushtruar dhunë ndaj saj duke e goditur në fytyrë me telefonin personal. Ajo siguroi një urdhër të përkohshëm kufizues kundër tij në muajin maj. Ndërkohë që Heard  kërkoi një informacion të detajuar mbi të ardhurat e arritura gjatë martesës së tyre, Depp i ka kërkuar avokates së tij, Laura Wasser, që ky informacion të mbetet privat.

Në dokumentet e gjykatës, Wasser është ankuar se Heard ka dhënë informacione në media rreth të ardhurave personale të çiftit. Kujtojmë se çifti është martuar para 15 muajsh dhe do të takohen në seancën e parë gjyqësore në gusht.

Komento
Shperndaje