Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Amber Heard mund të ketë gënjyer! Policët thonë se…

Amber Heard mund të ketë gënjyer! Policët thonë se…
May 29
13:54 2016

Zyrtarët e policisë në Los Angeles kanë thënë rreth çështjes  dhe akuzave të aktores Amber Heard ndaj Johnny Deep se në fakt nuk ka pasur shenja krimi kur efektivët e policisë shkuan në ambientet e shtëpisë të shtunën mbrëma.

Aktorja dhe avokati i saj kanë bërë një kërkesë për urdhër-mbrojtjeje të premten ndaj aktorit Deep, bashkëshortit të saj prej 15 muajsh. Heard ishte e lënduar në fytyrë dhe i tha gjykatësit se shenjën e kishte pas një zënke që kishte pasur mbrëmjen e së shtunës me bashkëshortin e saj. Policia është telefonuar nga shtëpia e çiftit pas një zënke të ndodhur mes tyre, ku Johnny Deep i ka hedhur telefonin në fytyrë Amberit. Kur ata mbërritën, Deep ishte larguar nga apartamenti dhe Amberi ka plotësuar një raport, por oficerët që ishin prezent atë ditë insistojnë mbi faktin se nuk kishte prova se aty mund të kishte ndodhur një krim. Sikur të kishte diçka të tillë, policët do të kishin hapur një hetim pa pasur parasysh nëse Amber do të bënte kallëzimin apo jo.

Avokati i Deep është duke i hedhur poshtë akuzat e Heard nën pretendimin se ajo kërkon të sigurojë një zgjidhje të parakohshme financiare.

Komento
Shperndaje