Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Amber Heard i ka kërkuar policisë të fshijë të kaluarën e saj kriminale. Reagon ish-e dashura Tasya van Ree

June 09
13:43 2016

amber dhe johnny në filmin the run diary

amber dhe johnny në filmin the run diary
Picture 1 of 4

Amber Herad duket se i ka kërkuar policisë të fshijë historinë e saj të  arrestimit për sulm të dyshuar ndaj ish-të dashurës, pasi ajo është takuar me Johnny Depp.

Aktorja, e cila kohët e fundit i është drejtuar gjykatës për t’u divorcuar nga bashkëshorti i saj prej 15 muajsh, ka marrë një urdhër kufizimi të aktorit pas aludimeve se ishte abuzuar dhe qëlluar nga Depp.  Ndërkohë, ajo është arrestuar në aeroportin ndërkombëtar Seattle Tacoma në vitin 2009, pas një incidenti me ish-të dashurën, Tasya Van Ree.  Sipas TMZ, dy vite më vonë avokati i saj i ka dërguar një letër  Departamentit të Policisë në Seattle,  duke i kërkuar të fshijnë historinë kriminale të aktores, që sipas tij ishte e drejtë pasi ajo nuk u ndoq penalisht.  Kjo ka ndodhur pikërisht në periudhën kur Heard u njoh me Depp në nëntor të vitit 2013, në filmin, “The Rum Diary”.  Këtë javë, ish-e dashura e Amber ka thyer heshtjen duke thënë se ngjarja e aeroportit ka qenë diçka e ndodhur mes nervash.

“Në vitin 2009, Amber u akuzua gabimisht për një incident  që ishte keqinterpretuar  nga njerëzit”, – ka thënë van Ree në një deklaratë. Amber dhe Tasya kanë qenë në një marrëdhënie serioze deri në vitin 2012, madje ajo i kishte dhënë edhe mbiemrin e saj ligjërisht  Tasya-s.

Ndërkohë, van Ree e ka mbrojtur ish-të dashurën e saj ndaj akuzave të Johnny Depp dhe është shprehur me mjaft konsideratë për të.

Komento
Shperndaje