Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Amber Heard flet për dhunën në familje: Kam luftuar mes lotësh…

Amber Heard flet për dhunën në familje: Kam luftuar mes lotësh…
November 26
14:06 2016

Amber Heard ka akuzuar më parë ish-bashkëshortin Johnny Depp se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike mbi të. Pas disa muajsh nga kjo ngjarje, aktorja e ka rikthyer në vëmendjen e publikut këtë histori. Në një video rreth 2 minuta aktorja i është bashkangjitur projektit #GirlGaze Project dhe ka rrëfyer se si është ndierë në këtë periudhë të vështirë të jetës.

“Mendoj se kur thua “viktimë” kësaj fjale i bashkëngjit edhe një ndjesi turpi. Kjo u ndodh shumë femrave. Kur ndodh në shtëpinë tuaj, prapa dyerve të mbyllura, i ndodh dikujt që e do shumë, atëherë nuk është më diçka në të cilën nuk duhet të përfshihesh. Nëse nuk  do të kisha pranë njerëz që me të vërtetë u besoj, miq dhe familjarë që më kanë mbështetur, jeta ime do të ishte shumë ndryshe.  Si një grua që e kam kaluar një situatë të tillë ndërkohë që njëkohësisht ishte në dijeni dhe publiku them se e vetmja mënyrë që njerëzit të ndihen mirë është të ngrenë zërin për të drejtat e tyre. Flisni, ngrini zërin pasi është tingulli më i fuqishëm. Nëse ne gratë përkrahim njëra-tjetrën asnjëra nuk do e pranojë më dhunën dhe heshtjen”,- ka përfunduar aktorja e njohur.

Në fund të betejës gjyqësore Depp  ra dakord t’i paguajë Heard 7 milionë dollarë, një shumë të cilën ajo ia ka dhuruar spitalit të fëmijëve në Los Angeles./Blitz.al/

Komento
Shperndaje