Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ambasada i mohon vizën amerikane, modelja shqiptare ka një mesazh prekës për të ëmën: “Më thyhet zemra në miliona copëza!”

June 29
17:04 2018

 

Çdo ditë e më shumë po bëhet më e vështirë për të marrë një vizë në ambasadën amerikane për të lëvizur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mamaja e modeless ë njohru shqiptare, Arselajda Buraku është një nga qytetaret e këtij vendi, të cilës i është mohuar mundësia për të shkuar e për të vizituar të bijën përtej Atlantikut.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Arselajda, e cila ka postuar një foto me të ëmën dhe shkruan: “Bëra planet e verës për ty, por nuk e di pse të refuzuan vizën ma! Më thyhet zemra në miliona pjesë kur e mendoj që duhet të pres akoma më shumë për të të parë!”.

Kujtojmë se Arselajda u bë vite të tëra që ka ikur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pa u kthyer një herë të vetme në Shqipëri.

Ne urojmë që mamaja ta marrë vizën sa më shpejt të jetë e mundur dhe më në fund të takohet me të bijën. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje