Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Amaneti i Monës për Zanfinën

Amaneti i Monës për Zanfinën
September 10
19:37 2016

Zanfina Ismailin e ka lënduar shumë humbja e nënës të saj. Në një deklaratë për “Prive” ajo është shprehur se është një person shumë emotiv, madje në jetën e saj ka pasur ulje dhe ngritje, por përvoja mbetet mësuesi më i mirë. Ajo ka treguar se Mona, nëna e saj, i kishte lënë amanet që Zanfina të vazhdonte karrierën muzikore.

Si për të përmbushur amanetin e saj, këngëtarja  i ka dedikuar nënës një këngë shumë të  ndjerë, gjithashtu me lot në sy ka thënë:

“Ajo nuk ishte vetëm mami im, ishte motra e madhe, vëllai, babai, shoqja dhe mbështetja ime. Humbja e saj ishte shumë e vështirë, por fjalët e një personi ma kanë ngushëlluar shumë. Më tha se ajo është më mirë në botën tjetër sesa këtu dhe Mona nuk ka vdekur, por vetëm ka humbur jetën dhe jeton në zemrat tona”.

Zanfina tregoi se do të vazhdojë jetën e saj dhe ndihet shumë mirë që ka mbështetjen e Adelinës, dajës dhe shoqërisë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje