Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Amanda Seyfried rrëfen se si e ka përballuar ankthin dhe sëmundjen mendore

Amanda Seyfried rrëfen se si e ka përballuar ankthin dhe sëmundjen mendore
October 19
13:23 2016

Amanda Seyfried ka rrëfyer disa detaje rreth trajtimit të saj mendor në një intervistë të re për revistën “Allure”.

Aktorja zbuloi se kishte jetuar me sëmundjen që nga adoleshenca e saj dhe ka më shumë se një dekadë që mjekohet për të. “Kundër çfarë po luftoj? Sëmundjet mendore njerëzit i ndajnë në kategori të ndryshme. Unë mendoj se ajo duhet marrë shumë seriozisht si një sëmundje. Nuk është një masë apo një cist në trupin e njeriut, por ajo është aty edhe pse nuk mund ta prekësh. Përse duhet provuar prezenca? Është aty, kuroje”,- është shprehur aktorja.

“Ajo ka vijuar rrëfimin e saj duke shtuar se ankthi paralizues dhe ndjesia se diçka nuk shkonte me të bënë që ajo të bënte kontrolle për tumor në kokë.  Megjithatë, neurologu, siç ajo rrëfen, e këshilloi të shkonte te një psikiatër.

“Me kalimin e viteve, mendimet dhe frika janë zvogëluar shumë. Të jem e vetëdijdhme se shumë nga tmerret e mia nuk janë të bazuara në diçka reale më ndihmon”,- ka përfunduar Seyfrid./Blitz.al/

Shperndaje