Blitz

 Breaking News

Altin Basha pro prishjes së Teatrit: “Edhe kotecat e pulave i rezistojnë tërmeteve, por prap kotec mbeten!”

Altin Basha pro prishjes së Teatrit: “Edhe kotecat e pulave i rezistojnë tërmeteve, por prap kotec mbeten!”
May 19
09:02 2020

 

Prishja e Teatrit ka qenë tema kryesore e diskutimeve në panelet televizive prej ditësh tashmë. Jo më vonë se dje Altin Basha i ftuar në Report Tv gjatë një interviste u shpreh seTeatri Kombëtar ishte “godinë që nuk u bë dot kurrë teatër”. Basha nuk e ka quajti një veprim të nxituar ndërhyrjen gjatë natës të forcave policore, por përkundrazi e quajti të “vonuar” ndërhyrjen pas 3 vitesh.

“Në pamje e trishtueshme, por nuk është pa arsye, nuk është një gjë që do të mbetet ashtu, do nisin punimet e një teatri të ri. Ajo ndërtesë lindi për të mos qenë teatër, u adoptua, po nuk u bë kurrë teatër. Është përfundimi i një procesi 3-vjeçar. Periudha e fundit u bë krejtësisht agonie, rrinin njerëz që nuk e dinin ca bënin, shfaqje të improvizuara, të paverifikuara, u bë një gjendje e padurueshme, që nuk kishte sens, duhet të merrte drejtim kjo gjë”, tha Basha.

Basha shtoi se argumenti që Teatrin nuk e shembi as tërmeti është i pavlefshëm. Sipas tij  edhe kotecat e pulave i rezistojnë dukurive natyrore, por prapë kotece mbeten.

“Kam qenë partizan i restaurimit, në bazë të ekspertëve që e kanë lënë të shkruar për gjendjen e ndërtesë, thonë që ndërtesa është në rrezik shembje. Nëse do ndërtohet siç ka qenë, nuk do ketë gardërobë, nuk do ketë tualete mjaftueshëm. Edhe kotecat e pulave i rezistojnë tërmeteve, por prap kotec mbeten! S’është argument që i rezistoi tërmetit dhe është i vlefshëm”, tha mes të tjerave regjisori.

Share