Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Almeda Abazi rrëfen për vështirësitë e lindjes së djalit

Almeda Abazi rrëfen për vështirësitë e lindjes së djalit
August 20
12:07 2019

Në majin e 2019-ës, Almeda Abazi dhe partneri i saj Tolgahan, u bënë prindër për herë të parë. Që nga ajo kohë, ish-missi shqiptar, ja ka dedikuar sigurisht të gjithë kohën djalit, Efehan, madje dhe të gjithë profilin në Instagram ku shpesh herë poston momente si ky:

Apo dhe si ky, që ishte dhe një nga fotot më të komentuara të javës që lamë pas:

 

View this post on Instagram

 

🍬

A post shared by Almeda Abazi Sayışman (@almeda92) on

(Dhe me të drejtë, shikojini pak…)

Gjithsesi, tani që kanë kaluar gati 4 muaj nga sjellja në jetë e djalit, Almeda e ka dhe më të thjeshtë që të rrëfejë për vështirësië që ka kaluar gjatë shtatëzanisë dhe lindjes. Në fakt, që në momentin kur çifti i aktorëve u bekuan me ardhjen e Efehan, ata treguan se proçedura kishte qenë mjaft e vështirë, madje nuk nguruan as të falenderonin doktorët dhe stafin që ishin përkujdesur në mënyrë të shkëlqyer për ta.

Pikërisht për këtë ka treguar Almeda në një intervistë me “Magazin D”, ku ndër të tjera zbulon dhe arsyen pse vendosi që pavarësisht rreziqeve të bënte një lindje natyrale:

Nëna më këshilloi të bëja lindje natyrale pasi që kështu do të përjetoja ndjesinë e tu bërit nënë ashtu siç duhet. Kështu që djalin e solla në jetë pa marrë injeksione. Por e gjithë proçedura zgjati rreth 15 orë dhe ishte shumë e vështirë.

 

View this post on Instagram

 

My All ❤️ #2months

A post shared by Almeda Abazi Sayışman (@almeda92) on

15 orë në sallën e lindjes? Tolgahan-it do t’i duhen 15 vite punë me fëmijën që ta shlyejë këtë. Gjithsesi, në fund, jemi të lumtur që gjithçka shkoi siç duhet dhe e vetmja gjë mbetet ende për t’u zbuluar është se kur Almeda do të rikthehet në televizion. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje