Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Almeda Abazi jep intervistën e parë pas lindjes: “Djalit i flas vetëm shqip!”

Almeda Abazi jep intervistën e parë pas lindjes: “Djalit i flas vetëm shqip!”
June 11
14:31 2019

Një muaj më parë, Almeda Abazi dhe bashkeshorti is saj turk, Tolgahan Saysman u bënë prindër për herë të parë pas ardhjes në jetë të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Efehan.
Që nga ajo kohë, Almeda dukej se i është përkushtuar totalisht rritjes së vogëlushit dhe shijimit të ditëve të para të mëmësisë pasi nuk ishte aktive në në rrjete sociale.
Mirëpo, përpos imazhit të djalit të cilin e publikoi në llogarinë e saj në Instagram ditë më parë, këtë herë Almeda i ka dhenë ekskluzivitetin e “intervistës”  së parë pas lindjes ndjekësve të saj, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre në “Ask me a questions”.

Këto janë rrëfimet e para të Almedës që pas lindjes, ku ka zbuluar shumë detaje për të cilat me siguri të gjithë ishim kuriozë:

Ndjesia e të qenit nënë?
Për Almedën është thjesht e papërshkrueshme.

A do të donte të kishte edhe një fëmijë tjetër?

“Definitivisht, po!”

A do ia mësojë Efehanit gjuhën shqipe?

Almeda i flet dhe këndon Efehanit vetëm shqip!

Si e ushqen djalin?

Ish miss-i pranoi se vogëlushin e ushqen me qumësht gjiri.

Pesha e Almedës para dhe pas lindjes?

“Shtova 16 kg gjatë shtatzanisë dhe humba 8 kg pas lindjes. Por vetëm duke dhënë gji. Nuk kam filluar akoma dietën dhee fitness.”

Dhe për të gjithë ju që mund të keni vënë në dyshim faktin që Almeda i flet djalit vetëm shqip.

Duket se bashkë me bebin, edhe Tolga-s i flet vetëm shqip.

Ja, prova:

A e ndihmon bashkëshorti në kujdesin ndaj vogëlushit?

“Shumëëë”- thotë Almeda.

Merni shembull, ju baballarët e rinj!

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje