Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Almeda Abazi feston ditëlindjen, fjalët e bashkëshortit të saj janë më të bukurat që mund të lexoni në ditën e dashurisë!

Almeda Abazi feston ditëlindjen, fjalët e bashkëshortit të saj janë më të bukurat që mund të lexoni në ditën e dashurisë!
February 14
11:58 2018

Ka një arsye përse Almeda Abazi është një ndër vajzat më të ëmbla e më të bukura shqiptare, ajo ka lindur në ditën e dashurisë, në 14 shkurt. Një vit më parë, bukuroshja vendosi që të vendoste edhe kurorë pikërisht në këtë ditë të veçantë, duke u martuar me bashkëshortin e saj, aktorin e njohur turk Tolgahan Sayisman.

Nuk mund të mungonte një urim nga ky i fundit, pikërisht në ditën më të veçantë të Almedës.

“Më e pafajshmja, më e ëmbla, zemra e zemrës sime, më e bukura vajzë, …gruaja ime. Gëzuar ditëlindjen, sa mirë që linde! Shpresoj që Zoti të na japë sa më shumë përvjetore bashkë, rrugë të ëmbla ku të ecim bashkë, të kalojmë çdo sfidë të jetës duke mbajtur dorën e njëri tjetrit duke bërë që çdo ditë e jona të jetë e paqtë dhe e lumtur. Të dua shumë, vërtetë shumë!” – ka përfunduar urimi shumë i ndjerë i Tolgahan-it që na ka marrë zemrën të gjithëve, jo vetëm Almedës me këto fjalë të bukura.

 

Kujtojmë se po përflitet se Almeda Abazi do të jetë moderatorja e këtij edicioni të “Dancing with the stars” që do të transmetohet së shpejti në Vizion Plus. /Blitz.al/

Shperndaje