Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Almeda Abazi, dy gëzime në një ditë…

Almeda Abazi, dy gëzime në një ditë…
October 31
12:53 2016

Almeda Abazi, ish-miss Shqipëria, është një nga bukuroshet shqiptare që gëzon një karrierë të suksesshme edhe jashtë kufijve të vendit tonë. Almeda prej vitesh jeton në Turqi, një vend i cili i ka shërbyer si një trampolinë për të arritur suksesin që ka sot. Përveç modelingut, modelja ka luajtur gjithashtu rolin e aktores në “Sulejmani i Madhërishëm” e ka marrë pjesë në shumë kompeticione, si “Dancing With the Stars Turkey”, ku është renditur e treta.

Familja është një nga gjërat më të shtrenjta për Almedën dhe sot ajo feston dy gëzime në një ditë. Në një post në Instagram, ish-miss Shqipëria ka treguar se motra dhe mamaja e saj festojnë të dyja në një ditë ditëlindjen. Nëna e Almedës mbush sot 42 vjeçe, ndërsa motra e saj 22 vjeç.

“42-22 – mami dhe motra, dashuritë e jetës sime. Vajzat e ditëlindjes…”- shkruan Almeda në Instagram.

Ne i urojmë Almedës që nëna dhe motra e saj të bëhen 100 vjeç!/Blitz.al/

almeda

Komento
Shperndaje