Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Almeda Abazi drejt martesës

Almeda Abazi drejt martesës
September 17
22:12 2016

“Miss Globi 2008″,  Almeda Abazi, ka folur në një intervistë për “Prive” për karrierën dhe jetën e saj private.

Almeda ka treguar se nuk i intereson të jetë më e bukura apo “miss”, ajo do të njihet si një “showgirl” pasi i pëlqen shumë bota e televizionit. Almeda është bërë shumë e famshme në Turqi me rolin në filmin “Sulltani i Madhërishëm”.

“Roli te “Sulltani i Madhërishëm” ishte një përgjegjësi shumë e madhe dhe e vështirë sepse isha gruaja e tij. Ai rol ishte një “peshë mbi shpatulla” për mua, por ka qenë eksperienca më e mirë. Tani kam emisionin tim ku udhëtoj në vende të ndryshme dhe prezantoj kulturat,”- ka thënë ajo.

Gjithashtu, pas suksesit në karrierë, Almeda ka folur edhe për lidhjen e saj me aktorin Tolgahan Saysisman.

“Tolgahan është shpirti im binjak. Nuk u dashurova me të prej famës, por për personalitetin dhe shpirtin. Kemi një personalitet shumë të ngjashëm dhe falënderoj Zotin që më njohu me të. Kemi plane për t’u martuar dhe e kemi diskutuar shumë herë, por nuk kemi vendosur një datë sepse martesa nuk është plan, e vendos  Zoti”,- ka vijuar më tej Almeda./Blitz.al/

Komento
Shperndaje