Blitz

 Breaking News

Alketa Vejsiu zbulon të ftuarit specialë të “Festivalit të Këngës”

Alketa Vejsiu zbulon të ftuarit specialë të “Festivalit të Këngës”
December 07
10:25 2019

Festivali i Këngës në RTSH është diskutuar shumë së fundmi sidomos për këngët pjesëmarrëse  dhe produksionet që nuk u pranuan në festival.

Këtë vit festivali i është besuar Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut ndaj dhe mendohet se ndryshe nga më parë këtë herë nuk do të kalojë pa u vënë re.

Në prononcimin për “Aperitiv Fest”, me Eni Shehun, Vejsiu zbuloi disa prej surprizave që do ta shoqërojnë këtë vit festivalin, veç konkurrentëve në garë. Sipas saj, Festivali nuk mund të largohet nga tradita, por do të shoqërohet nga një frymë e re, e cila, me siguri, do të përcjellë te publiku një festival shumë të mirë.

Muzika shqiptare është zemra e këtij festivali, do të këndohet shqip, do të flitet me dashuri për gjuhën shqipe përmes poezisë dhe poetëve shqiptarë, por do ketë edhe të ftuar nga jashtë.

Giusy Ferreri për shembull, do të jetë një nga të ftuarat e festivalit. Po kështu edhe Mahmood, fituesi i “Sanremo-s” dhe përfaqësuesi i Italisë në ‘Eurovision’”,- ka treguar Alketa, ndërsa ne mezi presim të shohim risitë e këtij festivali.

E ftuara tjetër speciale e këtij festivali është edhe Eleni Foureira, fituesja e çmimit të dytë të Eurosong 2018.

Festivali i Këngës do të mbahet në datat 19, 20 dhe 22 dhjetor.

 

Share