Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Alketa Vejsiu ka një kërkesë publike për Flori Mumajesin!

Alketa Vejsiu ka një kërkesë publike për Flori Mumajesin!
November 14
14:22 2016

Këngëtarja e re Arilena Ara ka qenë një nga konkurrentet e radhës së festivalit “Kënga Magjike” e cila është prezantuar dje me këngën e saj “Nëntori”, që është pëlqyer shumë.

Vetëm para pak minutash, një ndër personat që kanë shpërndarë video të këngës ka qenë edhe Flori Mumajesi, i cili krahas videos së postuar në profilin e tij në Instagram, shkruan:

“Ylli në ballë”, – duke iu referuar pikërisht Arilenës.

Por interesant është fakti se ndër komentuesit e shumtë është edhe një personazh i njohur, Alketa Vejsiu, e cila ka komentuar:

“Oh, sa bukur! Love it! Flor, më bëj një këngë se më ka marrë malli!”

Pra, një kërkesë e drejtpërdrejtë kjo e moderatores së njohur, e cila mesa duket ka nostalgji për muzikën dhe kërkon të rikthehet me një këngë të realizuar nga producenti i njohur.

Kujtojmë se Flori dhe Alketa janë miq prej vitesh dhe kanë pasur disa bashkëpunime me njëri-tjetrin, ku përmendim duetin “Merrmë të fundit natë”, këngën “Po s’më puthe ti” të kënduar nga moderatorja etj. /Blitz.al/

alketa


Komento
Shperndaje