Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Alketa Vejsiu fton publikisht Fiori Dardhën në “Dance With Me”!

Alketa Vejsiu fton publikisht Fiori Dardhën në “Dance With Me”!
October 27
09:14 2017

 

Një nga ngjarjet më të bujshme në muajt e fundit në televizionet shqiptare qe padyshim largimi i moderatores së njohur, Fiori Dardha nga spektakli “Dancë With Me” pas debatit që degradoi me Robert Aliajn.

Ama, edhe pse largimi ndodhi në mënyrë krejt të papritur sërish mes moderatores dhe produksionit marrëdhëniet kanë mbetur në ujëra të mirë.

Mbrëmjen e kaluar grupi i vajzave të DWM kanë ndjekur shfaqjen “Çifti i Çuditshëm” me regji të Inis Gjonit dhe ku pjesë e kastit është edhe Anna Lika, njëkohësisht konkurrente në Dance With Me.

Bashkë me ta ka qenë edhe Fiori, të cilat kanë shkpreur të gjitha bashkë një foto dhe e kanë postuar në Instagram. Ajo që ka rënë në sy ka qenë komenti i Alketa Vejsiut, e cila shkruan: “Në finale të gjitha bashkë. Mendojeni!”

Mos vallë natën finale do të kemi mundësi ta shohim Fiorin edhe një herë në skenën e Dance With Me? Këtë nuk e dimë, por nuk do të qe çudi në fund të fundit. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje