Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Alketa Vejsiu: Elia ëndërronte të gjente një princ dhe të jetonte një përrallë

Alketa Vejsiu: Elia ëndërronte të gjente një princ dhe të jetonte një përrallë
October 15
15:22 2016

Para pak minutash, moderatorja Alketa Vejsiu ka postuar një foto me Elia Zaharian në Instagram. Nëpërmjet këtij postimi, Alketa ka treguar se dy vajzat kanë qenë mikesha të ngushta në fëmijëri. Madje moderatorja në këtë postim ka treguar për ëndrrat e Elias në fëmijëri, të cilat i bëri realitet.

“Këta sy gjithë dritë që shkëlqejnë do të më kujtojnë miken time të vjetër të fëmijërisë, vajzën me shumë talente që admiroja, që shkruante poezi, pikturonte, këndonte dhe vallëzonte dhe kishte ëndërr që një ditë të gjente një princ dhe të jetonte një përrallë. Jeta nuk është martesa, por përralla e gjithë ditëve që pasojnë atë moment magjik. Faleminderit që ndatë me mua ditën tuaj të madhe! Përralla le të vazhdojë me: Jetuan të lumtur përgjithmonë!”- shkruan ajo.

Alketa në shkrimin bashkangjitur  duket se është bërë mjaft nostalgjike duke rikujtuar dhe prezantuar Elian e vogël./Blitz.al/

 

alketa

 

Shperndaje