Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Alketa Vejsiu e shpreh publikisht se Arbana Osmani po shkëlqen nga dashuria!

Alketa Vejsiu e shpreh publikisht se Arbana Osmani po shkëlqen nga dashuria!
August 12
17:22 2019

Shpesh kemi dëgjuar të thonë se njerëzit duken më të bukur nga dashuria. Jo se në pamjen e tyre të jashtme ndryshon diçka, por sepse energjia pozitive që ata ndjejnë u përcillet në çdo qelizë dhe reflektohet edhe tek të tjerët.

Pikërisht këtë gjë mendon edhe Alketa Vejsiu për Arbana Osmanin. Moderatorja prej disa ditësh është duke shoqëruar regjisorin Eduart Grishaj në xhirimet e filmit të ri “Gjyshja” një projekt me të cilin ai po merret aktualisht. Prej kohësh në media flitet për  lidhjen mes Arbanës dhe Eduartit dhe gjithçka përforcohet akoma edhe më shumë nga komentet plot dashuri që ata lënë në Instagram-in e njëri-tjetrit.

Arbana  ka postuar një foto ku ka pozuar në Theth gjatë xhirimeve të filmit dhe vëmendjen e tërheq komenti i Alketa Vejsiut:

“Shkëlqen kur je e lumtur dhe e dashuruar!”

Pikërisht kjo është shprehja që merr tërësisht kuptim për Arbanën pasi nëse do të vini re postimet e saj në rrjtee sociale janë më të shpeshta, më të hareshme dhe reflektojnë lumturi.

Kush është shkaku i gjithë kësaj? DASHURIA… siç edhe Alketa e ka shprehur në koment./Blitz.al/

Komento
Shperndaje