Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Alicia Keys tashmë edhe producente filmash

Alicia Keys tashmë edhe producente filmash
November 03
20:10 2016

Alicia Keys është një nga emrat më të njohur të muzikës amerikane, por këtë herë ka vendosur të habisë fansat dhe admiruesit e saj me një film të shkurtër të titulluar “The Gospel”.

Në fakt, filmi është shfaqur për herë të parë në festivalin “Tribeca Film”, ndërsa tani gjendet ekskluzivisht në Tidal. Këtu mund të marrim një përshtypje të asaj ç’ka presim të dëgjojmë nga albumi i parë i Keys, pas “Girl on Fire”, “Here”, i cili do të publikohet më 4 nëntor, pra nesër mbrëma.

“In Common”, “Blended Family” dhe “Holy War” janë disa nga këngët e “Here”, të cilat janë publikuar kohë më parë. Deri nesër, le të presim! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje