Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Alicia Keys në UEFA Champions League, sukses apo dështim?

May 29
20:55 2016

“San Siro” priti mbrëmjen e kaluar jo vetëm dy skuadrat madrilene, Real Madrid dhe Atletico Madrid, por edhe  Alicia Keys.

Keys u ngjit në skenë për të hapur finalen e UEFA Champions League me një kolazh të këngëve “Girl On Fire”, “Empire State of Mind” dhe këngës së saj më të re, “In Common”, shoqëruar nga dhjetëra kërcimtarë që dhuruan spektakël.

Publiku i mbledhur në Milano për të ndjekur ndeshjen Real Madrid – Atletico Madrid nuk ishte edhe aq i interesuar nga performanca e Alicia-s, edhe pse kjo e fundit thirri disa herë “Milano” apo “Madrid”.  Shumica e atyre që u filmuan nga kamerat ose ishin të interesuar për të bërë video të artistes ose ishin duke numëruar sekondat e daljes së Cristiano Ronaldos.

Persona të ndryshëm kanë shprehur hapur mendimin e tyre lidhur me performancën e Keys duke përdorur rrjetet sociale. Disa janë shprehur se performanca nuk ishte e mirë, pasi Keys dhe zgjedhja e këngëve nuk qëndronin mirë në një event si UCL, kurse disa të tjerë kanë fajësuar turmën se nuk ishin mikpritëse dhe përkrahëse ndaj performancës së Alicia-s.

Pavarësisht kësaj, Keys arriti ta përfundonte performancën e saj e të “rrëmbente” duartrokitjet e fundit të sportdashësve në “San Siro”.

 

 

 

Etiketimet
Shperndaje